Presidenti dekreton Ermal Dredhën ambasador në Zvicër

Presidenti Bajram Begaj dekreton emërimin e Ermal Dredhës si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Ish-kryebashkiaku i Vlorës ishte disa ditë më parë në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme për seancë dëgjimore ku gjatë prezantimit ai mori vlerësimin si diplomat me eksperiencë në sistemin e karrierës së shërbimit të jashtëm shqiptar.

Dredha ka 20 vite karrierë ku ka ushtruar detyrën e Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Bari, Itali dhe në vitet 2016-2023 ka ushtruar mandatin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas një shkëputje dyvjeçare (2023-shtator 2025) për shkak të drejtimit të bashkisë Vlorë, Dredha iu ribashkua strukturave të Shërbimit të Jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai prezantoi para anëtarëve të komisionit disa nga prioritetet e tij, ndërsa e konsideroi Zvicrën një ndër partnerët më të qëndrueshëm të Shqipërisë në tri dekadat e fundit, me një kontribut zhvillimor që ka ndihmuar forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik vendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?