Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE është investimi më i mirë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa thotë se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i mirë dhe që momenti aktual duhet shfrytëzuar.

I pranishëm në Forumin e Bledit në Slloveni për të folur për zgjerimin e BE-së, Costa ndër të tjera theksoi se të gjithë udhëheqësit e BE duhet të bëjnë detyrën e tyre për këtë proces, ndërsa vendet e Ballkanit duhet të përshtaten me mendësinë e tejkalimit të konflikteve historike.

”Në vitet që vijnë duhet ta përgatisim BE për zgjerimin. Do jetë diçka që ja vlen. Është investimi më i mirë që mund të bëjmë për të pajtuar vende dhe histori. Do vijojmë të punojmë me partnerët tanë të zgjerimit dhe përfitojmë nga ky moment pozitiv për zgjerimin. Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është diçka që ndryshon në mënyrë potenciale lojën e nuk duhet ta humbim këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë pjesën e tyre. Kjo lidhet me vlerat. Zgjerimi është më kërkues për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe vështirësia më e madhe nuk janë reformat e kërkuara, sfida e vërtetë ka të bëjë me përshtatjen e një mendësie e kulture të re që tejkalon konfliktet historike”, tha Costa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?