Presidenti i Komisionit të Venecias në Tiranë: Shqipëria duhet të përparojë në BE për popullin e saj
Presidenti dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio ndodhet në Tiranë dhe ka përshëndetur bashkëpunimin 30-vjeçar mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias dhe Komisionit Evropian. Bucuicchio e nisi fjalën e tij që prej bashkëpunimit të parë të Shqipërisë me Komisionin e Venecias që konkludoi me miratimin e Kushtetutës së vendit, si dhe tregoi vizitën e parë në Shqipëri dhe përparimet e mëdha që vendi ka bërë sot. Ai tregon se bashkëpunimi me Shqipërisë do të vijojë në bazë të 3 parimeve demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit
”Shqipëria është një nga klientët më të mirë të Komisionit të Venecias. Nuk ka pasur asnjë vit pa bashkëpunim. Përveç opinioneve, ky bashkëpunim përfshin një sërë ngjarjesh e aktivistesh.
Komisioni i Venecias filloi punën me Kuvendin e dhe Kryetarin Kastriot Islami në vjeshtën e 1991 për një projekt të parë të Kushtetutës. Ne nuk duhet të harrojmë si ashtu si për Kushtetutën, këtu kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe këto nuk dhe të ndryshojnë në bazë të lojtarëve. Nuk mund të rri pa nënvizuar punën e rëndësishme që po bëhen në ligjin e vettingut, Ky është një tjetër shembull bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit së bashku me GJK.
Bashkëpunimi mes Komisioni i Venecias dhe Shqipërisë është i pasur dhe trajton shtyllat e një demokracie të shëndetshme. Ai synon të sigurojë zbatimin e 3 parimeve kryesore të Komisioni Evropian, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Shqipëria mund dhe duhet të përparojë për të mirën e popullit të saj dhe për një integrim të plotë në BE”, tha Bucuicchio.
KOHA JONË SONDAZH

