Presidenti Meta: Lajm pozitiv por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapo arritur për Reformën Zgjedhore. Teksa e quan një lajm pozitiv, Meta thekson se nuk është i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Reagimi i plotë
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.
Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.
Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!
Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë!