FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hap madhor drejt pavarësisë së gjyqësorit

Është mbajtur në Tiranë Konferenca me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias. Diskutimet janë zhvilluar në tre panele, ku në fokus të diskutimeve është reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, reforma zgjedhore dhe drejtësia kushtetuese.

Në panelin për reformën në drejtësi, mbajti fjalën presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, e cila vlerësoi hapat që ka bërë Shqipëria drejt pavarësisë së gjyqësorit.
Ajo theksoi se këtë qëndrim e kanë shprehur qartësisht në opinionin e vitit 2016 të këtij komisioni për procesin e Shqipërisë.

Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Kjo është theksuar qartësisht në opinionin e Komisionit të Venecias të vitit 2016. Dhe Komisioni ka përgëzuar autoritetet shqiptare dhe ekspertët e Komisionit të Posaçëm në lidhje me përgatitjen e Reformës Kushtetuese për gjyqësorin. Ne vazhdojmë që të kemi dialog të përhershëm”, tha Suchocka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?