Presidentja Osmani uron për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë: Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar për fitoren ndaj Suedisë. ”Rruga e Dardanëve drejt fitoreve vazhdon! Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”,-shkruan Osmani.
Fitore shqiptarët. Pas ekipit kuqezi që mori një fitore historike në Leskovc përballë Serbisë dhe ju afrua më shumë se kurrë fazës play off të Botërorit, i takonte Kosovës të bënte mrekullinë e radhës. Sonte ata shkëlqyen përballë Suedisë, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg.
Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, shënuar në minutën e 32’ të sfidës. Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e dytë në grupin B kualifikues, ku prin Zvicra, e cila u ndal në një barazim pa gola mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë.
KOHA JONË SONDAZH

