Primare në PD? Strazimiri për kandidatin në garën për Bashkinë Tiranë: E ndërlikuar për ne

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tregon pse opozita nuk ka shpallur ende kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. ”Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave në PD është proces që nuk e vendos më i pari, siç e ka të caktuar qeveria. Te ne është proces më i komplikuar, e zgjedhim me primare. Mos prisni që të bëhet një mbledhje dhe të dalë dikush e të thotë do të jetë filani kandidat. Ajo që më shqetëson është fakti se cilido që të dalë kandidat, në këtë vend nuk bëhen më zgjedhje. Këtë ta thotë OSBE-ja”, u shpreh Strazimiri. Për të Partia Demokratike ka marrë vendim politik që të mos bojkotojë zgjedhje dhe prandaj do të marrë pjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?