Princesha e Japonisë heq dorë nga titulli për të dashurin

Është gati të heqë dorë nga titulli mbretëror e çdo privilegj tjetër që i jep statusi i saj, për t’u martuar me njeriun e zemrës, një djalë të cilin e ka takuar 5 vite më parë në një restorant. Princesha Mako e Japonisë, mbesa e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsa diplomuar. Planifikimi i dasmës ka nisur tashmë. Vetëm se, në momentin e shkëmbimit të unazave, ashtu siç e dikton tradita japoneze, 25-vjeçarja do ta humbasë titullin e vet e do të kthehet në një shtetase të thjeshtë. Komuro njihet ndryshe edhe si “princi i detit”, për shkak të pjesëmarrjes në disa spote publicitare dhe promovimit të turizmit në plazhet e prefekturave Shonan dhe Kanagawa. I pari në linjën e fronit mbretëror është aktualisht xhaxhai i Makos, Princi Naruhito. Pas tij vijnë me radhë babai i saj, Akishino dhe vëllai i vogël. Përgatitjet për dasmën duket se do të kërkojnë kohë, pasi ngjarja do të jetë e mbushur me rituale, siç ndodh shpesh në dasmat japoneze, veçanërisht ato të rangut të lartë. Ndryshe nga familja mbretërore në Angli e ato në vende të tjera europiane, perandori japonez dhe të afërmit e tij përgjithësisht preferojnë të mbeten larg syve të publikut, ndonëse udhëtojnë shpesh jashtë kufijve dhe marrin pjesë në shfaqje kulturore.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?