Princesha heq dorë nga froni për tu martuar me një punëtor të thjeshtë

Princesha japoneze heq dorë nga statusi i saj mbretëror për tu martur me një punëtor të thjeshtë të cilin e kishte njohur në univesitet.

Pincesha Mako, mbesa më e madhe e perandorit Akihito, do të bëhet një njeri i thjeshtë siç e dikton tradita, kur të martohet me të fejuarin Kei Komuro.

Çifti, të dy 25 vjeç, u takuan gjatë studimeve në Universitetin Ndërkombëtar Kristian në Tokio dhe familja mbretërore thuhet se e ka miratuar martesën.

Komuro është kuzhinier i suksesshëm dhe violinist. Dikur ka punuar si “Princi i Detit” për të promovuar plazhet e Shonan në prefekturën Kanagawa, sipas transmetuesit publik NHK.

SHKARKO APP