Prindërit kërkojnë revolucion, fëmijët i japin ngjyra protestës para Kryeministrisë
Në protestën e 10-të të organizuar përpara Kryeministrisë, përveç thirrjeve politike dhe mesazheve të qytetarëve, një rol të veçantë kanë edhe fëmijët. Teksa prindërit e tyre kërkuan largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësitë e akumuluara ndaj situatës në vend, të vegjlit zgjodhën një formë ndryshe për të qenë pjesë e tubimit.
Me lapsa, bojëra dhe vizatime shumëngjyrëshe, fëmijët e shndërruan bulevardin pranë protestës në një hapësirë kreative, ku mesazhet e tyre u përcollën përmes artit. Ata vizatuan simbole, figura dhe motive të ndryshme, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve dhe kalimtarëve.
Prania e fëmijëve i jep protestës një dimension tjetër, duke krijuar kontrast mes toneve politike të tubimit dhe botës së pafajshme të fëmijërisë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e vlerësuan këtë angazhim simbolik, duke e konsideruar si një mënyrë për të përfshirë brezin e ri në jetën qytetare dhe në shprehjen e mendimeve përmes artit.
KOHA JONË SONDAZH


