Prishtina në ankth, nis nata e pritjes për vendimin e Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Prishtina po hyn në orët e fundit të pritjes për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në sheshin ku është vendosur ekrani i madh, qytetarët kanë nisur të mblidhen, ndërsa është ndezur edhe “Flaka e Lirisë”.

Para ekranit janë vendosur fotografitë e katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa shumë prej të pranishmëve kanë vendosur ta kalojnë natën aty, në pritje të shpalljes së verdiktit të së mërkurës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe para Gjykatës Speciale në Hagë janë mbledhur qindra shqiptarë, të cilët po presin vendimin për katër ish-drejtuesit e UÇK-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?