Probleme në infrastrukturë: Rrëshqitje dhe përmbytje rrugësh në disa zona të Vlorës

Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin. Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu dhe gurë.

Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme për banorët dhe mjetet e transportit.

Banorët e zonës shprehen të revoltuar dhe akuzojnë autoritetet lokale për mungesë masash preventive dhe për neglizhencë. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e rrugëve dhe stabilizimin e zonave të rrezikuara, për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raporteve nga banorët dhe mediat lokale, reshjet e fundit kanë bërë që disa segmente të rrugëve të bllokohen shpesh, duke vënë në vështirësi transportin dhe qarkullimin e mjeteve emergjente. Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të angazhohen me urgjencë për përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e barrierave mbrojtëse në zonat e rrëshqitjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me situatën, ndërkohë që banorët paralajmërojnë se do të kërkojnë ndërhyrje më të fuqishme për të parandaluar dëme më të mëdha në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?