FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Progni: Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për fondin prej 4 milionë eurosh

Gent Progni nga protesta: Po përgatisim një kallëzim të ri në SPAK për një fond prej 4 milionë eurosh

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe ka bërë të ditur se po përgatitet një kallëzim i ri për t’u depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Gjatë fjalës së tij, Progni ironizoi rritjen e çmimit të sufllaqeve, duke e lidhur me koncertin e artistit Kanye West, ndërsa tha se pjesëmarrësit në aktivitet, sipas tij, “i kanë bërë një nder protestës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se, në rast të një ndryshimi të qeverisë, do të propozojë një nismë që e quajti simbolikisht “ligji i sufllaqeve”, duke pretenduar se personat që kanë shpërdoruar fondet publike duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Progni tha gjithashtu se po përgatitet një kallëzim për një fond prej 4 milionë eurosh, për të cilin pretendon se i është dhënë një kompanie private.

“Kur po vija këtu çmimi i sufllaqes ishte rritur, se ishte maru nga ato të Kanye Wast. Ata që janë shkua atje na kanë bërë një nder, disa kanë shkuar mëzor. Kur të vijë Shqipëria e Re, do të bëjmë një ligj të ri, dhe do ta quajmë ligji i sufllaqeve, dhe do i dënojmë…Por atje në burg nuk do i japim sufllaqe. Rama na ka dhënë mundësinë për të bërë një dosje tjetër për ta çuar në SPAK për 4 mln euro.

4 mln euro për t’ja dhënë kompanisë që organizon të gjithë tallavatë e kësaj qeverie. Kompani që baxhanaku i njërit prej oligarkëve që ka ndërtuar HECe kanë marrë dhe tokën atje që e kanë edhe pa leje. Këtë kompani ta çojmë në SPAK. Gjithashtu edhe Vasil Naçi ka edhe toka në Zvërnec, çdo gjë lidhet shumë mirë. Kjo është qeveri e tallavasë, qeveri që do arrestohet, qeveri që do japë dorëheqje”, tha Progni.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?