Programi kombëtar i punësimit – Në administratë janë punësuar 400 të rinj

‘Përmes programit kombëtar të punësimit 400 të rinj kanë nënshkruar kontratë pune një vjeçare me administratën publike’ kështu u shpreh Drejtorja e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqënies, Merita Xhafaj e ftuar në ‘Ora e intervistës’. Ajo theksoi se fal bashkëpunimit me sipërrmarjet private numri i praktikanteve do të rritet në dy mijë nga 800 që ka qënë një vit më parë.

Në 2 vite programi kombëtar i punësimit u ka dhënë mundësi 400 të rinjve që të punësohen në administratën publike. E ftuar në Ora e Intervistës, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqënies,  Merita Xhafaj tha se programi ka mirëpritur edhe studentë nga diaspora ndërsa theksoi se punësimet kanë qënë transparente.

Xhafaj: Është për të dytën herë që qeveria shqiptare me një vendim të posaçëm punëson 200 të rinj praktikantë që kanë pasur performancë të lartë gjatë praktikave, pozicionet janë pozicione specialisti. Është e rëndësishme që të njihen me procedurat në administratën publike.

Risi këtë vit tha Xhafaj është përfshirja e sipërmarrjeve private që do të mundësojë edhe shtimin e numrit të praktikantëve

Xhafaj: Ne hapim mundësitë që nga 700-800 praktikantë të mund të përfshijmë në praktikat e punës deri në 2000 praktikantë. Është një mundësi e mirë për të rinjtë.

Në fund, Drejtorja e Përgjithsme e Politikave Sociale, Merita Xhafaj nuk e sheh të domodoshëm përcaktimin e minimimut jetik sepse sipas saj nuk do ta minimizonte varfërinë në vend.

SHKARKO APP