Projektbuxheti 2026, ministrja Sala në Korçë: 4 miliardë lekë për investime në shëndetësi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala bëri të ditur se 4 miliardë lekë të buxhetit të vitit 2026 do të shkojnë për investime. Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal në Korçë, Sala tha se “jam shumë e gëzuar që një pjesë e investimeve do të shkojnë për spitalin e ri që do të bëhet”.

“Me spitalin e ri të Korçës, urgjencën e Durrësit, spitalet bashkiake të Matit e Tropojës dhe të tjera me radhë akoma do të vazhdojnë intensivisht edhe investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore, me objektivin e qartë dhe të shpallur që në Shqipëri në 2030, asnjë strukturë e shërbimit shëndetësor të mos jetë jashtë standardeve të Bashkimit Europian”, shkruan ministrja.

Fondet për buxhetin e vitit 2026, mbulojnë të gjithë zinxhirin e shërbimit, nga kujdesi parësor te ai spitalor, me një bosht politikash që synon rritjen e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme, në mënyrë që çdo lek të kthehet në rezultat shëndetësor për pacientin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?