Projektbuxheti, investimet publike në vitin 2026 arrijnë në 179,6 miliardë lekë

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në vlerën 179,6 miliardë lekë ose sa 6,5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Sipas të dhënave nga projektbuxheti 2026, kjo shumë përfshin edhe fondin e rindërtimit në vlerën 5 miliardë lekë, si dhe 6,8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh që do të mbështeten në kuadër të Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.

Në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2025, vëllimi i investimeve publike për vitin 2026 rezulton rreth 15,5 miliardë lekë më i lartë, duke reflektuar angazhimin e qeverisë për të ruajtur një nivel të lartë të shpenzimeve kapitale dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimet do të përqendrohen në projekte me rëndësi strategjike kombëtare, në përputhje me prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030, me fokus në infrastrukturë, dixhitalizim, transport, bujqësi, arsim dhe shëndetësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?