Projekti në Sazan, Ministrja e Ekonomisë: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ende nuk ka një projekt të dorëzuar të finalizuar për zonën e Zvërnecit.
E pyetur në një konferencë për mediet, ministrja sqaroi se aktualisht po punohet nga një grup arkitektësh, ekspertësh mjedisorë dhe specialistësh të peizazhit, me synim hartimin e një projekti që do të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian në aspektin mjedisor, duke mundësuar njëkohësisht realizimin e një investimi të rëndësishëm në sektorin e turizmit.
“Në Sazan kemi filluar punën për të bërë disa veprime në lidhje me zhvillimin e zonës. Sazani është një ishull i cili do të mbetet në pronësi të shtetit shqiptar. Shteti do të futet si bashkëpronar, bashkëinvestitor. Jemi duke negociuar me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar. Sapo të kemi një pasqyrë më të qartë, do t’i bëjmë transparente. Në një ekonomi me PBB rreth 27 miliardë euro, një investim i tillë përbën një peshë shumë të madhe dhe një nxitje të rëndësishme për ekonominë vendase”, u shpreh Ibrahimaj.
KOHA JONË SONDAZH

