Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë Poro s’është zonë e mbrojtur, lejon zhvillimin

Kryeministri Rama deklaroi se Pishë Poro s’është zonë e mbrojtur, por zonë e kategorisë 5, ku lejohet zhvillimi.

Rama tha se zona të mbrojtura janë Thethi e Vjosa, ku për këtë të fundit u shpreh se nuk po ndërtohet dhe as shkatërrohet, pasi gëzon mbrojtjen më të lartë.

“Pishë Poro nuk është zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet në kategorinë e pestë, si peizazh i mbrojtur. Për shpalljen e saj si peizazh i mbrojtur dhe për të gjitha detajet përkatëse ekziston një vendim i qeverisë. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme të thuhet dhe që nuk ju është treguar është se, në vitin 2017, këto kategori u adoptuan plotësisht në legjislacionin tonë, ndërsa thelbi i sistemit u harmonizua me standardet më të larta ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më lart të ngjitesh në kategoritë 1 dhe 2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Ndërsa kategoritë 5 dhe 6 janë konceptuar si kategori bashkëjetese mes peizazhit dhe njeriut. Kategoria 5 nuk konceptohet si një zonë pa zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në nenin 20 të ligjit të vitit 2017 përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë edhe qendra banimi dhe aktivitete të tjera. Konkretisht, në pikën 4 të këtij neni përcaktohet se veprimtaritë që ndryshojnë përdorimin e territorit, si ndërtimet, autostradat apo zonat urbane, lejohen vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë ato pajiset me lejet përkatëse nga institucionet kompetente.

Ne nuk kemi hequr asgjë nga statusi i mbrojtjes. Pishë-Poro ka qenë peizazh i mbrojtur dhe vazhdon të jetë i tillë.

Është e vërtetë që, në vitin 2024, kemi bërë një amendim të ligjit, pas një kërkese të kryebashkiakëve të vendit, për të vendosur një ekuilibër mes potencialit për zhvillim dhe mbrojtjes së territorit. Ligji ekzistues nuk merrte plotësisht parasysh realitetet e tranzicionit.

Thethi është zonë e mbrojtur. Legalizimi i të gjitha ndërtimeve të vjetra është bërë nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje ligjore, sepse bëhet fjalë për një realitet tashmë të krijuar. Mos i ngatërroni këto raste me ata që u turrën të ndërtonin pa leje sapo morën vesh se të tjerët do të legalizoheshin.

Nga ana tjetër, peizazhi i mbrojtur Pishë-Poro–Nartë, deri në vitin 2020, quhej Vjosë–Nartë. Nuk po ndërtohet në Vjosë dhe nuk po shkatërrohet grykëderdhja e saj. Vjosa gëzon nivelin më të lartë të mbrojtjes”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?