Projekti për qendrën e vizitorëve të Butrintit, Kryeministri: Shembull për të gjitha institucionet e kulturës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga projekti për qendrën e vizitorëve të Butrintit, i cili është ideuar nga arkitekti japonez Kengo Kuma.

Rama shkruan se ky projekt po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës.

“Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?