Projektligji i ri i Koncesioneve, Braçe: Kemi përvoja të hidhura me transferimin e kontratave
Në Kuvend po diskutohet për projektligjin ”Për Koncesionet”. Ky projektligj parashikon që në Shqipëri nuk do të jepet më asnjë koncesion që vjen si ofertë e pa kërkuar, hiqet praktika e kontratave me tarifën simbolike 1 euro si dhe përcakton se Ministria e Financave do të miratojë paraprakisht çdo studim fizibiliteti e projekt-kontratë, rivlerëson transferimet, ndryshimet kontraktore, kërkon raporte tremujore monitorimi dhe përgatit raportin vjetor të portofolit PPP.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha nga foltorja e parlamentit se një problem serioz, që mund vë në rrezik edhe sigurinë kombëtare, është transferimi i kontratave të subjkteve private me shtetin të përfituara nëpërmjet prokurimeve publike, nga vetë fituesit tek palë të treta.
“Ne kemi përvoja shume të lidhura me transferimin e kontratave. Mjafton të vihet në vëmendje fakti që aeroporti i Rinasit në formën e vet origjinale menaxhohej nga një koncorsium parëndimor dhe që është dorëzuar në koncesion kinez, dhe ka të bëjë me sigurinë kombëtar. Sidomos në fushën e energjisë që ka lidhje me gazin, naftë e të tjerë me radhë nuk kemi marrë mjaftueshëm investime në Shqipëri, me transferimin e kontratave nga aksionerë amerikanë në kinezë”,- tha ndër të tjera Braçe.
KOHA JONË SONDAZH

