Projektligji i ri kundër pastrimit të parave: Rregulla të forta për kriptoasetet dhe paratë cash

Një projektligj i ri, i cili synon të forcojë masat kundër pastrimit të parave, është hapur së fundmi për konsultim publik. Kjo nismë legjislative ka si qëllim kryesor përafrimin e kuadrit rregullator shqiptar me detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, duke sjellë risi thelbësore, veçanërisht në fushën e aseteve virtuale.

Për herë të parë, projektligji integron rregulla strikte për kriptoasetet, duke kërkuar që çdo transferim i tyre të shoqërohet me informacion të plotë, të verifikuar dhe të pandryshueshëm mbi identitetin e dërguesit dhe të përfituesit. Një tjetër shtyllë qendrore është forcimi i kontrollit mbi lëvizjen e parave cash dhe instrumenteve të ngjashme, përfshirë metalet e çmuara dhe kartat e parapaguara.

Në pikat kufitare, sanksionohet detyrimi i deklarimit për çdo shumë të barabartë ose më të madhe se 10,000 euro. Autoritetet doganore do të fitojnë të drejtën për të bllokuar përkohësisht fondet, edhe nën këtë prag, nëse ekzistojnë indicie të forta për lidhje me veprimtari kriminale. Për transaksionet tregtare brenda vendit, vendoset një kufi maksimal prej 10,000 eurosh për pagesat me para në dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, projektligji parashikon detyrime raportimi të bazuara në pragje vlere për blerjet e mallrave të luksit. Këtu përfshihen mjetet motorike me vlerë mbi 250,000 euro, si dhe mjetet lundruese e fluturuese me vlerë mbi 7.5 milionë euro, duke rritur transparencën në këto sektorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?