Projektligji për gjininë shkakton tensione në Kuvend, Bardhi përjashtohet nga seanca

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në raportimin e tij të përvitshëm në Kuvend, këtë të enjte u ndërpre disa herë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Pavarësisht ndërhyrjeve të shpeshta të Bardhit i cili u ndëshkua me masën përjashtim nga seanca, Gajda në fillim të fjalës së tij, u përqëndrua te debati për projektligjin e barazisë gjinore. Ai tha se projektligji është keqkuptuar, pasi sipas tij, nuk krijon gjini të reja, por vetëm përforcon edukimin dhe informimin për barazinë gjinore.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi që të përjashtojë nga seanca Bardhin. ”Ju lutem uluni zoti Bardhi, se po prishni seancën dhe nuk po lejoni drejtuesin e institucionit të pavarur që t’i përgjigjet pyetjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk kam për ta lejuar që të prishni seancën me pyetje, sepse nuk ma lejon as mua rregullorja. Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, iu hiqet e drejta fjalës për gjithë ditën! Për herë të katërt, ju jeni i përjashtuar zoti Bardhi”, tha Peleshi. Ndërsa më pas u ndërpre seanca për 5 minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?