Pronat e konfiskuara nga diktatura nuk janë të kryetarëve të partive

Nga Gjergj Bashaj

Unë, jam një nga familjet shqiptare që kam emigruar në Itali. Ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe jam veçanërisht i interesuar për problemin e kthimit fizik të pronës. Nëpërmjet mundësisë që më jep gazeta dhe shtypi i lirë, kundërshtoj me forcë kompensim sipas ligjit 133/2015, i cili po bëhet sipas vullnetit politik të drejtuesve të Shtetit, por në shkelje flagrante me kërkesat e Kushtetutës dhe Konventës së tw Drejtave të Njeriut që Shteti Shqiptar e ka nënshkruar. Shpresova në vitin 2013, kur Kryeministri Edi Rama premtoi zbatimin e Kushtetutës dhe kthiminN e pronave, pronarëve të ligjshëm dhe po ashtu në 2013, kur ish- Kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht gabimin me pronarët dhe përgjegjësinë e tij për anarkinë me pronat. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim efektiv. Mediat po botojnw rregullisht njoftimet e Agjencisë së Pronave, për statusin e disa mijë dosjeve që presin për shqyrtim. Shqyrtimi tyre, që do të bëhet me ligjin 133/2015 praktikisht thellon gabimet me pronat të bëra në periudhën e tranzicionit 1991-2017.

Të gjithë e dinë se prona është pjesë e trajtuar nga Kushtetuta në kapitullin e të drejtave të njeriut dhe Qeveria ka detyrim ta zbatojë Kushtetutën. Ne lidhje me pronat e konfiskuara ne kohen e diktaturës, Kryeministri ka detyrim të zbatojë kushtetutën. Nuk po kuptoj pse opozita nuk po reagon për të mbështetur shtetasit që kanë pretendime për kthimin fizik të pronave që ata i dispononin para vitit 1945. Pranimi i gabimit nga ish Kryeministri Sali Berisha nuk ka asnjë vlerë nëse prona nuk kthehet tek i zoti. Legalizimet për persona të tretë është kalim arbitrar i pronave në persona që nuk kanë te drejtë pronësie.

Ligji 133/2015 dhe vendimi gjysmak i Gjykatës Kushtetuese Nr. 1/2017 cenojnë të drejtën e subjekteve të shpronësuar për pronën që dispononin para vitit 1945, ndërkohë që në zbatim të Kushtetutës atyre ju takon prioriteti për kthim fizik, ndërsa ligji 133/2015 krijojnë një trajtim të pabarabartë që shkel plotësisht Kushtetutën. Moskthimi fizik i pronës tek subjekti pronar i shpronësuar nga diktatura, cenon në mënyrën më flagrante parimin e sigurisë juridike dhe pritshmërinë ligjore për kthim të pronës së grabitur të garantuar nga zbatimi i nenit 41 dhe 181 të Kushtetutës në fuqi.

Emisioni në TV News 24 dt 23.04.2017 tregoi kryeministrin duke shpërndarë tapitë e legalizimeve. Kuptohet se bëhet fjalë për personat që kanë shkelur ligjin, kanë pushtuar tokën e tjetrit dhe kanë ndërtuar pa leje. Në këtë emision Kryeministri deklaroi se nëpërmjet legalizimeve po bëjmë shtet. Realisht këto legalizime janë shkatërrim i shtetit, që nuk e zgjidh por e thellon anarkinë e pronës. Kompensimi fizik, monetar apo i një forme tjetër, nuk do të kundërshtohet nëse kryhet në përputhje me Kushtetutën, por kompensimi nuk mund të bëhet për pushtimet dhe ndërtimet pa leje në pronat e subjekteve të shpronësuar, pasi në këtë rast akti është pa vlerë juridike dhe më i keq se tapitë e reformës agrare që ndante Enver Hoxha.

Rivendikimi i pronës rrjedh nga e po ajo e drejtë e pronësisë e para vitit 1945, nga neni 181 i Kushtetutës në fuqi. Vendimi i fundit i Qeverisë për legalizimin e pushtimeve dhe ndërtimeve pa leje shkel në mënyrë brutale të drejtën e subjekteve të shpronësuar për të rivendosur të drejtat e pronësisë mbi pronat e tyre. Qeveria, ka detyrim t’ju kthejë pronën pronarëve dhe  le të kompensojë shkelësit e ligjit, kështu kryeministri do marri vota më shumë dhe shteti do jetë në rregull me Strasburgun. Këto parime themelore për një shtet demokratik që kryetarët e PS, PD, LSI , i kuptojnë por i anashkalojnë, do të gjejnë zgjidhje individuale për ata pronarë, që nuk firmosin për kompensim por do ti drejtohen gjykatës së Strasburgut. Ka mundësi për zgjidhje të plotë problemi pronës duke shmangur dënimet dhe gjobat nga Strasburgu. Unë kam analizuar në faqen e internetit www.apd.al programin e partisë Aleanca Popullore për Drejtësi dhe kam ndjekur në youtube emisionet e kryetarit te APD z. Bilal Kola, përfshi dhe emisionin e dt. 22 prill 2014 në Tv Ora news. Jam i bindur se Partia e Aleancës Popullor per Drejtësi, që ka bazë të gjerë brenda vendit mund te ketë mbështetjen maksimale nga ne emigrantët dhe diaspora, që e duam Shqipërinë shtet me themele të parimeve demokratike.

SHKARKO APP