Pronat para viteve ’91, kadastra hap aplikimin në e-Albania, përfituesit dhe kush përjashtohet

Pronarët që kanë një shtëpi private dhe oborre në përdorim para vitit ’91 u jepet mundësia të aplikojnë në e-Albania, procedurë e cila do të çojë në pajisjen me certifikatë pronësie sipas ligjit. Pas thirrjes së bërë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, avokati Redi Ramaj thotë se përjashtim për këtë aplikim bëjnë pallatet e vjetra.

“Duke qenë se futen vetëm këto kategori, pra shtëpi private, nëse mund ta themi në këtë formë, dhe oborret që përdorim të këtyre shtëpive private, përjashtohen ose futen në procese të tjera.Nëse banon në një ndërtesë, pra në një pallat, i cili është ndërtuar para vitit 1991 dhe ke probleme me dokumentacionin e pronësisë, ose ke bërë ndërtim të ri pas vitit 1991, futesh në procesin e legalizimit dhe jo në këtë procedurë ose aplikim që ka nxjerrë ASHK-ja”, u shpreh avokati.

Sipas avokatit Ramaj janë të shumta rastet e qytetarëve që përdorin banesat mbi 60 vite ende me problematika, për të cilat zgjidhja nuk kërkon shumë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe pse jemi me vonesë, nëse do të trajtoheshin rastet, do t’u jepej një mundësi shumë e mirë qytetarëve për t’u pajisur me certifikatë, sepse aplikimet janë të shumta. ASHK-ja, në këtë mënyrë, duke qenë se bëhet fjalë për objekte të vjetra, të qëndrueshme dhe të pandryshuara prej vitesh, mund t’i zgjidhë shumë shpejt, pra në një kohë relativisht të shkurtër, nga një muaj deri në tre muaj”, tha Ramaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kadastra ka bërë publike hapave që duhen ndjekur për aplikimin, për të cilat qytetarit i duhet që në llogarinë e tij në portalin e-Albania të zgjedhë shërbimin “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ” dhe klikimin e opsionit “Përdor”. Aplikanti krijon gjithashtu një aplikim të ri ku me plotësimin e të dhënave të kërkuara nga sistemi shton nën shërbimin “Regjistrim i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK”.

Gazetare: E. Hasanbelli /rtsh.al/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?