Propozimet e PS për Kodin Rrugor: Shoferët përsëritës që kapen të dehur u hiqet patenta përgjithmonë. Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj
Pas aksidentit tragjik ku një shofer i dehur dhe me shpejtësi u mori jetën dy miturve në Durrës, Partia Socialiste e ka gati draftin për ndryshimet në Kodin Rrugor. Masat më të ashpra parashikohen për drejtuesit e rinj, ndërsa shoferët e dehur në timon që përsërisin të njëjtën shkelje rrezikojnë heqjen e patentës përgjithmonë. Me draftin që mban firmën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetit Erion Braçe, socialistët propozojnë një shtesë në nenin 184 të Kodit Rrugor, në të cilën parashikohet se shoferi që kapen në timon me vlerë të alkoolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit, i hiqet përgjithmonë patenta.
Një tjetër ndryshim që propozon PS është një shtesë në nenin 115/1 të Kodit Rrugor, ku parashikohet që drejtuesit të mjetit që kapet duke drejtuar mjetin pa patentë, i shtyhet për 1 vit e drejta për t’u pajisur me leje drejtimit pranë autoshkollave. Ndërsa, për të miturit që kapen pa patentë në timon afati për t’u pajisur me leje drejtimi shtyhet për një periudhë 2 (dy)-vjeçare nga momenti kur i lind kjo e drejtë sipas legjislacionit në fuqi.
Ndryshimet që propozon PS
-Nëse kapesh pa patentë në timon, për 1 vit nuk pajisesh dot me patentë (plus përgjegjësive sipas legjislacionit penal në fuqi)
-Nëse je i mitur (pra që nuk e ke marrë patentën asnjëherë), do e marrësh patentën 2 vite pasi të mbushësh moshën për ta marrë ata, pra jo 18 por 20 vjec do bëhesh për herë të parë me patentë
-Nëse je në vitin e parë të patentës, duhet ta drejtosh makinën me 0 alkol.
-shpejtësia maksimale 90 km/h në autostradë, 80 në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara (ndëshkimi, gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë (pezullohet patenta 1 muaj dhe hiqen pikë sipas akteve nënligjore në fuqi)
– Shoferët e rinj (deri 2 vite) s’lejohet të drejtojnë mjet në orarin 24:00-06:00 pa një të rritur me patentë prej të paktën 3 vitesh
-Nëse në 1 vit nuk bën shkelje, këto kufizime për shoferin “1-vjeçar” bien.
-Nëse bën 2 shkelje gjatë kësaj faze testi, periudha e provës të zgjatet edhe me 1 vit (pra nisin sërish kufizimet)
Ndalohet përdorimi i celularit për biçikletat dhe motorët elektrikë
Kush kapet në timon me vlerë të alkolit më shumë se 0.5 g/l në gjak, dhe është ndëshkuar më parë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkolit dhe e përsërit i hiqet përgjithmonë patenta
KOHA JONË SONDAZH

