Propozimi i PS për “Territorialen”. Bashkia Klos në protestë, kundër shkrirjes me Matin

Administrata e bashkisë Klos ka bojkotuar punën në shenjë proteste për propozimin e PS për hartën e re territoriale. Sipas hartës, bashkia e Klosit do të shkrihet me atë të Matit.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin deri në marrjen e një vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse.

Në hartën e propozuar nga socialistët, qarku Dibër rezulton me 3 bashki: Dibër, Bulqizë e Mat, 7 qytete dhe 35 njësi administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas, dy bashki të tjera që sipas propozimit të mazhorancës pritet të përfshihen në procesin e shkrirjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë, protesta u zhvilluan edhe në Poliçan, ku disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa kreu i PS-së në këtë qytet dha dorëheqjen përpara protestuesve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?