Prostitucioni politik dhe super prostitucioni artistik
Nga Behxhet Shala
Iku viti dhe mbetën problemet: Pas vitit të ngërçit presim një vit te relaksimit të situatës me shpresë se problemet e vitit 2014 të mos bëhen shenjë identifikuese edhe për vitin 2015. Viti që e lamë pas ishte shumë i rëndë për qytetarët e Kosovës dhe ky vit identifikohej me rritjen e papunësisë dhe të varfërisë deri në masë që qytetarët e dëshpëruar për mungesë së një të ardhmeje, u detyruan të lëshojnë vendin e tyre ndonëse këtu kishin qëndruar edhe në kohën e okupimit serb! Kontribut të madh, mos ta them vendimtar për këtë e dhanë edhe ndërkombëtarët me politikën e tyre diskriminuese duke i izoluar qytetarët e Kosovës sikur të ishin zhxhebanikët e fundit dhe të vetmit në Evropë! Për shkak të oportunitetit politik BE lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Federatës boshnjake ndonëse Bosnja është shtet krejtësisht jofunksional me një Republika Srpska e ndërtuar mbi krime ndaj muslimanëve të Bosnjës dhe spastrimit etnik që edhe sot e sfidon BE përmes shovinistit Milorad Dodik i cili, përveç se e ka bërë lëmsh situatën në Bosnje i del rend të ngatërrohet edhe në punët e Kroacisë dhe Bosnjes. Liria e lëvizjes në zonën Shengen iu njohë edhe Malit të Zi ku krimi i organizuar dhe mosrespektimi i të drejtave të njeriut për pakicën kombëtare ( shqiptarët ) duket edhe nga Hëna. Mos të flasim se edhe qytetarët e FYROM-it ( ish Maqedonisë ) lëvizin lirisht me viza të Shengenit ndonëse jetojnë në një shtet i cili ende nuk e ka një identitet të përcaktuar madje nuk ka ende emër se si do të quhet ky shtet e sa i përket diskriminimit që u bënë shqiptarëve ky shtet nuk i përmbushë as standardet minimale demokratike dhe përfshirja në lëvizje të lirë është kryekëput e natyrës politike. Nuk e kam të qartë se si Serbia ka përmbushur kërkesat e BE që të fitojë të drejtën të lëvizin pa viza në zonën e Shengenit përveç se është bërë kjo për shkaqe politike. Serbia edhe sot , pas krimeve të pandëshkuara në hapësirën e ish Jugosllavisë , po vazhdon ta mbajë të tensionuar gjendjen në Kosovë duke instaluar satelitët e saj të Lista Srpska me risiverin ultranacionalist dhe shovinist , Aleksandar Jabllanoviq që , për fat të keq të serbëve të Kosovës është edhe ministër në qeverinë Thaçi 3 dhe Mustafa 1. Edhe qytetarët e Shqipërisë fituan të drejtën të lëvizin lirisht në zonën e Shengenit . Vetëm qytetarët e Kosovës krijojnë radhë të gjata para ambasadave të huaja duke pritur për muaj të tëerë për një termin i cili nuk u siguron se do ta kenë edhe një vizë ndonëse përveç kohës së humbur , shpenzojnë edhe mjete të konsiderueshme materiale të cilat nuk u kthehen edhe në rast të marrjes së përgjigjes negative e që ndodhë në më shumë se 75% të rasteve. Për këtë arsye biznesi me viza është bërë biznesi që sjell më së shumti fitime , edhe për vendorët ashtu edhe për ndërkombëtarët! Realisht , në një vend ku pushteti real dhe objektiv është te ndërkombëtarët , është e pamoralshme që fajësia për mospërmbushjen e detyrimeve të adresohet vetëm te vendorët. Është e turpshme që , edhe pas këtij migrimi apo ekzodi masiv , sidomos në fund të vitit , ndërkombëtarët deklarojnë se këto pamje dhe kjo ikje e detyrueshme , për shkak të gjendjes ekonomike , do të jemi edhe më larg procesit të liberalizimit të vizave. Korrupcionin e as krimin e organizuar nuk e kanë luftuar ndërkombëtarët sepse edhe vet kanë qenë pjesë kualitative dhe e kualifikuar e saj. Aspak nuk kanë dashur ta forcojnë as gjyqësinë sepse nuk kanë dashur të punojnë kundër vetes së tyre. Ndërkombëtarët na kanë trajnuar se transparenca është vlera fundamentale e një shoqërie ( në vendet e transicionit qeverisja kryesisht organizohet në baza shoqërore dhe kjienteliste ) demokratike ndërsa kanë dëshmuar se korrupcioni dhe krimi i organizuar në Kosovë mund të llogariten si vlerë e shtuar e kësaj demokracie dhe kështu edhe e kanë trajtuar pasi paraprakisht e kishin trajnuar. Nuk ka sqarim si mund të ndodhë që 15 vjet pas përfundimit të luftës është rritur aq shumë numri i të papunëve, të varfërve dhe të pashpresëve përkundër miliardave euro të investuara në Kosovë nga ndërkombëtarët ! Ku shkuan ato para dhe ku janë ato investime zhvillimoren?! Si u privatizuan nga egërshanët asetet e Kosovës, të nëntokës dhe mbitokës pikërisht nga nëntoka vendore dhe ndërkombëtre?! Çka u bë me reformën e gjyqësorit kur 15 vjet pas përfundimit të luftës u dashka të formohet një Gjykatë Speciale për Krimet e UÇK-së sipas një raporti paranoik të një senatori zviceran të pensionuar kur patriotja e saj që na ishte kryeprokurore e Tribunalit të Hagës kishte mundësi , mandat dhe detyrim sepse paguhej me pagë marramendëse t’i ndiqte ata që kishin urdhëruar , kishin planifikuar , nuk kishin penguar dhe kishin bërë krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe nuk e bëri këtë. Për shkaqe politike u dhunua drejtësia për viktimat dhe u rehabilituan kriminelët . Viktimat u trajtuan si kriminelë ndërsa kriminelët si viktime. Këtë nuk e bëri as drejtësia e UNMIK-ut sepse iu nënshtrua projekteve politike dhe përfitimeve milionëshe të prokurorëve të deklasuar në vendet e tyre si dhe disa gjykatësve të cilët kishin qenë gjahtarë edhe në Bosnje ndërkaq që në Serbi , Kroaci dhe FYROM nuk kishin pasur mundësitë t’i fusnin turinjt në qypin e mjaltit! Edhe këta të EULESH-it apo të konvertuarit nga UNMIK –u nuk kishin si të silleshin ndryshe. Të dyshuarit për krime lufte dënoheshin ose me dënime kundërvajtse deri në tre vite apo arrest shtëpiak ndërsa ata që prenin drunj në pyll dënoheshin deri në pesë vite . Për shumë koka të prera dënimet shkonin deri në tri v ite ndërsa për disa drunj të prerë derë në pesë vite. Edhe këtu prokurorët ndërkombëtarë i ëmbëlsonin mustaqet mirë e mirë duke i shitur aktakuzat për shuma të majme parash apo për shkaqe politik
e ndërsa gjyqtarët vulosnin këto aktakuza të nostrifikuara me euro me shumë zero ! U dëshmua dhe kinse po hetohen rastet ! Avokatët e huaj , duke mbrojtur të akuazuarit shqiptarë u bënë milionerë në Kosovë me para që nuk u dihej as prejardhje e as burimi sepse dilnin nga një burim i turbullt! Askush nuk e do këtë Gjykatë Spëeciale por shumica do ta votojnë. Po gënjejnë se është bërë me kërkesë të kosovarëve ndërkaq që vetëm të dënuarit do të jenë , disa kosovarë me prejardhje shqiptare ndërsa të tjerët shqiptarë që vetëm emri u ka mbetur. Të gjithë do të jenë ndërkombëtarë , hetues, prokurorë dhe gjyqtarë sikur që edhe trekëmbëshi do të vendoset në Hagë! Kësaj Gjykate i gëzohen edhe ata që duan të mbijetojnë apo forcohen politikisht përmes eliminimit të kundërshtarëve politikë! Ose, edhe ata që e bënë luftën , u koritën në paqe dhe tash , luten që ta hajë Hasani e të shpëtojë Hyseni përkatësisht po bëhet përpjekje të ruhen prapanicat individuale . Po të ishte Gjykatë për të gjitha krimet pavarësisht përkatësisë etnike të kriminelëve dhe viktimave , nuk do të kishte fare arsye për kundërshtim! Në rastin konkret kjo Gjykatë do të duhej të merrej edhe me rastet e Hagës, UNMIK-ut dhe EULESH-it pastaj edhe me shqiptarët. Sepse, nuk ishim të gjithë engjëj! Tash e dhe opozita po e kundërshton ndonëse më herët, përjashtuar VV e votuan në parim ! Po të ishte positë si do të vepronte ?! Do ta votonte pa as edhe një dyshim të vetëm.
Çka na solli nata e Vitit të Ri në planin kulturor dhe argëtues : Prapanica të lakuriquar me shumë celulit, dekolte deri nën gjunj , makiazh që ngjante me suvatimin e furrave të gëlqeres , funde dhe mini funde që as Ruzha e ditëve të viteve të 70 – ta nuk do t’i vishte dhe zërave të kurdisur dhe sforcuar falë arritjeve teknologjike. Prostitucion artistic. Edhe këngëtarët meshkuj nuk ishin aspak më të mirë dhe ishin pjesa mashkullore e kësaj orgjie kulturore dhe politike!
Qumështi, lopët dhe politika : Kroacia e zgjodhi kryetaren e re e cila pranoi se3 në fëmijërinë e saj ka ruajtur bagëtinë dhe ka qenë mjelëse e zhdëvjellët! Jo që nuk turpërohej me këtë aktivitet por e merrte si një veprimtari shumë të dobishme. Realisht, ne shqiptarët në këtë drejtim jemi shumë para Kroacisë. Së paku 40 vjet kur mjelësa më e mirë në Shqipëri , shoqja Lenka Quko u zgjodhë anëtare e politbirosë . edhe në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Kosovës ka pasur dhe ka mjelëse që nuk janë fare prapa kryetares së Kroacisë por e ruajnë si fshehtësi profesionale . Sikur që çifutët e ruajnë sekret mënyrën e përpunimit të gurëve të çmuar .
Mirëpo, të gjitha këto zonja dhe zonjusha të nderuara mund të llogariten si amatore karshi disa politikanëve që në mënyrë mjeshtërore dhe të paskrupullt mjelin paranë që nuk është e tyre. Ka pra mjelës, mbi mjelëse !