Protesta e 16 marsit, Shehi: Duam zgjedhje të parakohshme

Dashamir Shehi deklaroi mbrëmjen e sotme se synimi i opozitës janë zgjedhjet e parakohshme përmes një qeverie kalimtare.

Ai tha se protesta e 16 marsit do të jetë më e madhja që është organizuar ndonjëherë nga opozita.

“Ne do të provojmë zgjedhjet e parakohshme. Protesta do të jetë më e madhe dhe më e organizuar. Kur të jetë dita e bukur e Zotit të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk ikën Rama me 16 mars? Ne do të jemi sërish aty për të vijuar betejën tonë”, tha ai.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se për të kaluar tranzicionin ku ndodhet Shqipëria duhet të bëhet një Kushtetutë e re, për të bërë disa ndryshime të forta.

Ata që po na zëvendësojnë kanë marrë një vendim që do e gjykojë koha. Do të zëvendësojnë numrin, por politikisht është e pazëvendësueshme, po ashtu edhe moralisht. Juridikisht mund të gjenden lloj lloj justifikimesh. Kjo lloj opozite e sajuar nuk do të jetë në gjendje të bëjë opozitë, ndërsa një pjesë e personazheve e bëjnë pak qesharake politikën. PS-ja ka njerëz të arsyeshëm brenda, përtej Ramës. Kjo e diskrediton Ramën. Duhet një qeveri e përbashkët që të bëjë ndryshimet në kodin zgjedhor. Ka ardhur dita që të bëjmë një Kushtetutë të re. Të balancojmë pushtetet, ti rikthejmë presidentin shumë nga kompetencat që i hoqëm, por të votohet në popull. Në esencë të mbetet një republikë parlamentare. Ne duhet të vendosim disa kufizime për pushtetet, nëse kalon më shumë se dy mandate, cdo njeri do të bëhet dhunues lirish dhe agresiv. Kufizimi për individin., jo për subjektin. Të vendoset tetë vite, dy mandate dhe nëse është burrë i mirë ky le të shkojë President. Dy mandate të bëhet edhe për bashkitë. Për cfarë duan këta njerëz që kanë tre mandate dhe kërkojnë për herë të katërt” tha ai.

Përplasjen mes banorëve te ‘Petro Nini’ dhe policisë, Dashamir Shehi e cilëson si dështim të shtetit shqiptar në lidhje me cështjen e pronave.

Ata që paguajnë më shumë kanë gjithmonë të drejtë. Shteti ka dështuar për pronat. Ligjit janë bërë në favor, si cështje elektorale, jo si cështje e së drejtës. Pas 30 vitesh kjo cështje nuk është realitet i qëndrueshëm. Cdo qeveri i ka zvarritur cështjet, koha i ka zgjidhur në favor të të fortëve” tha ai.

SHKARKO APP