Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 10:14 Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit, duke u mposhtur me rezultatin 4-2 nga Paris Saint-Germain në Champions League. Megjithatë, Raphinha nuk sheh arsye…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • Udhëtimi i Ramës
  • Bajram Begaj
  • PSG-Barcelona
  • Vrasja në Paris
  • Ilir Meta
  • Horoskopi ditor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta e 64-të radhazi kërkohet dorëheqja e kryeministrit, por edhe krijimin e një qeverie tranzitore

Lajme E diel, 2 Gusht 2026 20:33
Protesta e 64-të radhazi kërkohet dorëheqja e kryeministrit, por edhe krijimin e një qeverie tranzitore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mbrëmjen e sotme vijon protesta e 64-të radhazi përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij. Ndërsa fjalimet nga foltorja e protestës vazhdojnë, vëmendje të veçantë kanë marrë mesazhet e bashkatdhetarëve nga diaspora.
Një e re e ardhur nga Suedia ka marrë fjalën përpara turmës së mbledhur, duke përcjellë një mesazh mbështetjeje dhe uniteti nga të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.
Fjala e të resë nga Suedia para protestuesve: “Edhe ne jashtë Shqipërisë jemi me ju me zemër, të gjithë, gjithmonë! Jemi shqiptarë, jemi një komb! Vazhdoni, mos u dorëzoni!
Unë jam e lindur dhe e rritur në Suedi, por me zemër jam këtu! Jemi një komb! Edi Rama, ti nuk je shqiptar, Shqipëria nuk shitet! Ky flamur kuqezi na bashkon të gjithëve! Kurrë mos u dorëzoni!”
Një qytetar, pjesëmarrës në protestën e 64 kundër qeverisë, ka deklaruar se tubimi do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, kryeministri e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër përveç largimit nga detyra, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë nuk ka as mbështetjen e partisë së tij.
“Sot jemi prapë këtu në ditën e 64 të kësaj rezistence për të vazhduar dhe për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Sic duket Edi Rama e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër vec dorëheqjes së tij. Ai këtë verë, këtë gusht, si cdo gusht nuk ka ikur me pushime. Ai sot kishte mbledhur partinë e tij se e ka kuptuar se nuk e ka mbështetjen e popullit, por si duket nuk ka as mbështetjen e partisë së tij”, tha protestuesi.
Protestuesi tha se tubimi ka ndikuar në legjitimitetin politik të qeverisë dhe kërkoi jo vetëm dorëheqjen e kryeministrit, por edhe krijimin e një qeverie tranzitore.
“Kjo proteste e deligjitimoi kryeministrin! Nuk ndalemi derisa të firmosë dorëheqjen. Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë së tij dhe krijimin e një qeverie tranzitore”, tha ndër të tjera qytetari.
Një emigrant i ardhur nga Italia, pjesëmarrës në protestën kundër qeverisë, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve.
“Edi Rama, ti e ke shitur Shqipërinë. Nuk ja vlen të jesh më për këtë popull. Ti je solidar me Netanjahun. Ai është armik i popujve. Edi Rama duhet të distancohesh nga këta njerëz. Ti po njollos veten tende dhe ata që ke nga pas”, tha emigranti.
Protestuesi reagoi edhe ndaj etiketimeve që u janë bërë pjesëmarrësve në protestë, si sorra dhe korba, ndërsa tha se “Taulant Balla është një krimb që qelb vendin”.
“Ne na quajnë sorra dhe laraska, por ne nuk jemi të tilla. Nëse ne jemi sorra dhe laraska i them atij Taulnat Ballës që është një krimb dhe krimbat jetojnë nën tokë dhe jo sipër tokës. Korbat dhe laraskat e pastrojnë vendin, ndërsa ai e qelb vendin”, u shpreh qytetari.
Një nga të rinjtë pjesëmarrës i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër reformës territoriale që rrezikon shkrirjen e disa bashkive, ndërsa u është drejtuar prindërve dhe votuesve që të mos bien pre e korrupsionit zgjedhor dhe premtimeve të ekzekutivit.

Mund t'ju interesojë

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Para 35 minutash
Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Para 36 minutash
DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 2 orësh

Fjala e të riut protestues përpara Kryeministrisë:
“Çfarë lloj qeverie paska qenë kjo?! Të gjithë qytetarët e bashkive që reforma e këtyre kërkon të shkrijë duhet të vijnë sepse ato do të braktisen dhe do të harrohen!
Shqiptarët duhet ta dinë: kur të vijë dita e votës, hapni sytë, mos bini pre e iluzioneve të Edi Ramës dhe atyre të administratës e t’u jepni votën këtyre kriminelëve. Jepini votën djalit më të mirë që edhe këta ta ndërrojnë këtë kastë të qelbur politike! Vota është origjina e këtij problemi e kësaj proteste! Te ajo votë na blejnë të ardhmen, përfundojmë duke shitur të ardhmen e fëmijëve tanë! Ne nuk e shesim këtë të ardhme për asgjë!
Prindërve tanë u bëjmë thirrje të mos votojnë komunistët, sepse ja ku na kanë sjellë sot! Po protestojmë në verë sepse na kanë vrarë shpresën! Janë më të zinj se bandat kriminale! Ne kemi një qeveri që ka më pak kod moral se mafia. Kemi deputetë që na thonë palaço, por ne nuk ua kemi dhënë votën, e kanë vjedhur!
Shteti do të përdorë gjithë makinerinë që ka për të shtypur këtë protestë, por kemi edhe krimin e organizuar që ka para dy herë sa shteti ynë! Rama, mos harxho lekë të blesh protestën, por çoji te Spitali Onkologjik! Ikni plehra se na nxhitë jetën!”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon
SPORTI Para 10 minutash

Raphinha pas humbjes ndaj PSG-së: Nuk është fundi i botës, tani duhet të përgatitemi për El Clasicon

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij
LAJME Para 35 minutash

Policia sulmon gazetarët e Syrit dhe news24, reagon Reporterët pa Kufij

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti
SPORTI Para 35 minutash

Bayern, Liverpool, Arsenal dhe PSG në garë për Xavi Espart, katalanasit nuik heqin dorë nga talenti

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
LAJME Para 36 minutash

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 12 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 12 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.