Protesta e 70-të kundër qeverisë, pankarta: Dorëheqje, mjaft është mjaft!
Protesta e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me pankarta dhe mesazhe të forta, të shkruara në shqip dhe anglisht.
Në shesh protestuesit kanë përcjellë mesazhe që nënvizojnë vazhdimësinë e tubimeve, mes tyre: “70 ditë, ende së bashku” dhe “70 ditë për Shqipërinë.
Një tjetër kërkesë e përsëritur gjatë protestës ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij.
“Dorëheqje, mjaft është mjaft”, shkruhej në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.
Tubimi i sotëm shënon ditën e 70-të të protestave, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të përcjellin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes sloganeve dhe mesazheve politike.
KOHA JONË SONDAZH

