Protesta e një lypësi: Më jepni 1 dollar, ose votoj Trump!
Një lypës në SHBA ka gjetur një mënyrë origjinale për të fituar para.
Ide interesante që do të thotë se nuk i mungojnë as lupësve. Ka mjaftuar kjo protestë, për t'u bërë papritur i famshëm, pasi mediat kanë raportuar gjerësisht pretendimin dhe protestën e tij.
Ai ka dalë me një pankartë në duar, ku ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim, nuk ka shkruar se është jetim, i pastrehë, por diçka tjetër për të bindur të tjerët t’i japin lëmoshë.
Në kulmin e debateve politike në SHBA-të, lypësi ka si mesazh: “Më jepni 1 dollar ndryshe do të votojë për Donald Trump”.
Kandidati republikan Donald Trump është figurë e kontestuar tashmë në garën presidenciale brenda edhe vetë republikanëve, për shkak të deklaratave të fundit të tij, ku tha se duhet ndaluar hyrja e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.