Protesta e opozitës, Abilekaj: Manifestim pa vlerë, protesta duhet të vijonte! Nuk duhet premtuar kot rrëzimi i qeverisë
Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar protestën e opozitës dhe pritshmëritë që kishte ngritur PD se do të rrëzohej Edi Rama.
Abilekaj tha se protesta ishte një manifestim pa ndonjë vlerë dhe e cilësoi të gabuar ngritjen e pritshmërive të protestuesit se të tilla manisfetime do të rrëzojnë qeverinë. Ai deklaroi se pas dhunës jo proporcionale të policisë në protestë, PD nuk duhet të kthehej në zyra, por të vijonte protestën të nesërmen.
“Një manifestim pa asnjë vlerë. Sigurisht tregon një lloj force të opozitës, apo një lloj pakënaqësie, matje e temperaturës së shoqërisë, por nuk ka asnjë efekt në axhendën politike të PD. Nëse ka një axhendë poilitike, duhet të fillojë të zbatojë axhendën. Nuk e di a është fillimi i protestave permanente që ka thënë Berisha, por mënyra si u zhvilluan ngjarjet, pas dhunës shproporcionale të policisë, PD nuk mund të mbyllej në zyra dhe të presë protestën e ardhshme. Reagimi i menjëherëshme pas dhunës duhet të ishte që të dielën dhe të vijonte protesta.
Ti mund ti ftosh njerëzit të dalin, por jo t’ju premtosh që do të rrëzosh qeverinë. Nëse protesta nuk është xhenuine, nuk e ndezin as molotovët dhe asnjë zjarr tjetër. Kjo është një nga ngërçet që ka protesta e opozitës”, tha ndër të tjera Abilekaj.
KOHA JONË SONDAZH

