Protesta e PD, Berisha mbërrin në seli dhe pritet nga demokratët

Pak para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë qendrore të partisë. Ai është pritur nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, të cilët ndodheshin të grumbulluar në ambientet përreth selisë blu që në orët e para të pasdites.

Mbërritja e Berishës vjen në prag të një proteste të cilësuar të rëndësishme nga opozita, ndërsa pritet që nga selia e PD-së të niset edhe marshimi drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Atmosfera në seli është shoqëruar me thirrje dhe brohoritje nga mbështetësit, ndërkohë që drejtues të tjerë të Partisë Demokratike kanë qenë të pranishëm për koordinimin e organizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?