Protesta e PD më 22 dhjetor, Baçi: Ora dihet kur nis, por jo kur përfundon

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se ajo që dihet nga protesta e 22 dhjetorit është vetëm orari i nisjes, pasi sipas tij, nuk dihet se kur do të përfundojë. Ai tha gjithashtu se do të jetë populli opozitar ai që do të vendosë edhe mënyrën e zhvillimit të protestës së PD-së në datën 22 dhjetor.

“Duhet të ketë protesta në Parlament, ashtu siç u protestua sot. Ashtu duhet të protestohet në çdo rrugë e çdo lagje. Ne kemi vendin tonë në Parlament, karriget atje janë të popullit opozitar dhe nuk na i heq dot Rama. Nisja e protestës dihet, në orën 18:00, por përfundimi asnjëherë nuk dihet, as mënyra si do të zhvillohet protesta.

Në fund fare duhet të kemi parasysh një gjë, kur ka protestë, pushteti është në duart e popullit opozitar. Ditën që përcaktohet orari dhe vendi i protestës, pushteti kalon në duart e popullit opozitar. Nuk e dimë atë, do të mbahen fjalime apo nuk do të mbahen. Ajo mund të vendoset nga populli opozitar në ditën e protestës”, tha mes të tjerash Baçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?