Protesta e PD, Tabaku: Diktatorët bien, Shqipëria është e përjetshme. Kemi përballë një autokrat të rilindur

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e mbajtur në protestën e opozitës para Kryeministrisë, tha se rrëzimi i monumentit të diktatorit shënoi një nga momentet më të rëndësishme të kthesës historike për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si fundin e një periudhe të errët diktature dhe fillimin e një epoke të re për lirinë. Sipas Tabakut, rrëzimi i monumentit simbolizoi triumfin e qytetarëve mbi regjimin e udhëhequr nga Enver Hoxha, duke theksuar se “të gjithë diktatorët dhe autokratët bien” dhe se “liria triumfon gjithmonë, edhe në errësirën e diktaturës”.

Pjesë nga fjala

Rrëzimi i monumentit të diktatorit ishte çasti i kthesës së madhe për ne, ishte fundi i një horrorri e diktature të pamëshirshme. Ky ishte triumf. Të gjithë diktatorët dhe autokratët bien. Të gjitha monumentet e tyre rrëzohen në këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen rrugën e saj gjithnjë. Liria triumfon gjithmonë, edhe në errësirën e diktaturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot jemi përballë një autokrati të rilindur. Sistemi i dikurshëm i dhunës zëvendësohet sot me dhunën e korrupsionit, diktaturën e korrupsionit. Është ideologjia e regjimit sot që ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve dhe ofron mundësi për krimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Industria dhe bujqësia janë në falimentim. Çdo i varfër e pensionist e di të vërtetën. Sot të korruptuarit bëjnë ligje që të mbrojnë njëri-tjetrin. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve. Familjet e thjeshta numërojnë qindarkat, shtresa e mesme po shtypet, taksat po shtohen, ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?