Protesta e studentëve, Avokati i Popullit nis hetimin për përdorimin e forcës nga Policia
Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ për të verifikuar nëse Policia ka përdorur forcë në mënyrë të nevojshme dhe proporcionale gjatë protestës së zhvilluar sot tek Ministria e Arsimit nga studentët. Sipas njoftimit zyrtar, vlerësimi do të kryhet në përputhje me nenet 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me mbrojtjen e jetës, ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, si dhe lirinë e tubimit.
Reagim i Avokatit të Popullit
Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.
Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.
Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.

