Protesta e studentëve, ministrja Kumbaro: Duar të errëta duan të marrin peng fëmijët tanë, t’i mbrojmë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe në disa qytete të vendi. Përmes një vdieomesazhi, Kumbaro u bën thirrje prindërve të mos i lejojnë përfshirjen e fëmijëve në situata të dhunshme.

Ministrja kërkoi nga prindërit që të mos lejojnë që fëmijët e tyre të merren peng nga kaosi. ”T’i dëgjojmë ata, t’ju japim mundësinë të flasim jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë. Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit. Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë keq legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjithë programet tona”, tha ajo.

“Prandaj e kërkoj këtë bashkëpunim duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t’i humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes. Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit: Ju lutem në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t’ju përgjigjur”,-thotë më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3498 (34.6%)
Shoqeria civile 6626 (65.4%)

Vota totale: 10124