Protesta e studentëve në Shkup, ambasadori Meidani: Kërkesa për dinjitet nuk është kërcënim
Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku ndaluan nga autoritetet tre të rinj. Mediani e konsideron kërkesën e tyre për të studiuar dhe ushtruar profesionin në gjuhën amtare një e drejtë themelore dhe jo kërcënim për qeverinë apo shtetin atje.
“Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.
Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.
Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore. Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore”, shkruan ambasadori.
KOHA JONË SONDAZH

