Protesta e tretë kombëtare, Lapaj tregon datën dhe fton shqiptarët: Nëse bëhemi bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë

Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka njoftuar se protesta e tretë kombëtare kundër qeverisë ”Rama” do të zhvillohet më 17 janar, në orën 18:00, përballë Kryeministrisë. Në një video të postuar në Facebook, Lapaj fton qytetarët të marrin pjesë masivisht. Ai iu drejtua veçanërisht disa kategorive të shoqërisë, duke bërë thirrje për bashkim kundër qeverisjes aktuale.

“Në datën 17 janar në orën 18:00, ditën e shtunë masivisht duhet të bashkohemi përballë zyrës së Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar të Europës. Nëse ti je një student që nuk e gjen të drejtën dhe emigron, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një person që ke probleme me shëndetin dhe nuk e merr trajtimin e duhur, duhet të bashkohesh.

Nëse ti je një fermer që përmbytesh dhe nuk ke marrë dëmshpërblim, duhet të bashkohesh. Nëse je ish pronar që nuk e ke marrë të drejtën e pronës, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një familje e re që nuk mund të blesh një apartament prej çmimeve të shtrenjta, duhet të bashkohesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ke hapur një biznes të ri dhe tatimorët nuk të lënë rehat, duhet të bashkohesh. Nëse je një qytetar që përballesh me mungesën e cilësisë së ushqimeve në këtë vend, duhet të bashkohesh. Nëse ti je përballur me korrupsionin, duhet të bashkohesh, sepse nëse ne bëhemi të gjithë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë”,-tha Lapaj në një video sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?