FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta kundër ligjit për ”barazinë gjinore”, komunitetet fetare: Mos e cenoni familjen tradicionale

”Ka vetëm dy gjini: mashkull e femër”, u tha në protestën që u mbajt para Kuvendit, ku aktivistët e familjes kundërshtojnë projektligjin, duke e cilësuar atë si një kërcënim për familjen tradicionale.

Paçka disa ndryshimeve në nenin 4, që mazhoranca thotë se qartëson gjininë si burrë dhe grua, sipas organizatorëve të “Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës”, projektligji krijon hapësira për abuzime dhe bie ndesh me familjen tradicionale shqiptare. Ata paralajmëruan sërish protesta.

Në të njëjtën linjë kundërshtie janë shprehur edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, dhe Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovanni Peragine, gjatë një takimi për 35-vjetorin e lirisë së besimit, u shprehën të unifikuar kundër ligjit për barazinë gjinore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Myftiu i Vlorës, Adrit Hoxhllaku, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë me ndërgjegje morale dhe të mos marrin vendime që bien ndesh me vlerat fetare dhe shoqërore të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?