Protesta, Kuvendi ”blindohet” me gardh metalik
Policia e Shtetit ka nisur me zbatimin e planit të masave për protestën që do të mbajë pak orë më vonë Partia Demokratrike. Forcat e rendit kanë vendosur gardh metalik para Kuvendit të Shqipërisë, për të paraprirë percipitimin e protestës. Kujtojmë se gjatë protestë së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje para Kuvendit, mes protestuesve dhe policisë, por dhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Opozita pritet të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.
KOHA JONË SONDAZH

