Protesta, Lapaj: Ftojmë të djathtë e të majtë të na bashkohen, do të jemi këtu derisa të na mbajë fuqia

Kreu i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë. Ai thotë se proteston si qytetar i lirë pa logo partiake dhe se fton të majtë e djathtë për t’iu bashkuar. Për të protesta ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për të përgatitur më pas vendin drejt zgjedhjeve të lira.

”Është një protestë që nuk e ka logon e lëvizjes sepse nuk duam që askush të kufizohet në reagimin e vet se mund të ketë bindje të tjera. Edhe ata socialistë që duan të protestojnë, kushdo që mendon që ky sistem që e ka futur Shqipërinë në një rreth vicioz, duhet të reagojë.

Nuk na i lanë çadrat se të pangopurit e Ramës mendojnë se ne duhet të protestojmë duke u dridhur. Mendonin e ato çadra ishin rrezik i jashtëzakonshëm për këtë godinën këtu. Protesta do të vazhdojë me besimin që do të shtohet në vazhdim dhe me besimin që qytetarët do të bëjnë presionin e duhur për të mos lejuar që ky të zhbëjë vendosjen e shtetit në shina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do doja që qytetarët të na bashkoheshin në vazhdim dhe të imponojnë Ramës dorëheqjes dhe të krijohet një qeveri tranzitore 12 mujore për ta përgatitur vendin për herë të parë për zgjedhje të lira demokratike. Nëse nuk ndodh do të qëndrojmë sa të na lejojnë limitet tona biologjike, sa të na mbajë fuqia”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?