Protesta/ Lika fton shqiptarët të bojkotojnë pushimet verore: Është e vetmja mënyrë që të bëni pushime gjithë jetën
Një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, gjatë fjalës përballë Kryeministrisë, tha se shqiptarët këtë vit nuk do të bëjnë pushime verore. Ai shkon edhe më tej, kur thotë se shqiptarët duhet t’i bojkotojnë këtë vit pushimet verore, në mënyrë që të bëjnë gjithë jetën pushime.
“Në 44 ditë i keni thënë këtij shteti që i duam vëllezërit dhe familjarët tanë në Shqipëri dhe jo jashtë shtetit. Ne nuk duam të largohemi, ne duam ta ndërtojmë të ardhmen tonë në Shqipëri. Ne s’do largohemi nga ky shesh derisa kjo ëndërr e përbashkët të bëhet realitet për të gjithë ne.
Do të qëndrojmë këtu për sa kohë të jetë nevoja që ky vend të ndryshojë. Për shqiptarët sivjet nuk do të ketë pushime, pushimet do të bëhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. E vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë pushime gjithë jetën e tyre, është që këtë vit të bojkotojnë pushimet”, tha Lika.
KOHA JONË SONDAZH

