Protesta, Luan Baçi: Nuk negociojmë me Ramën

Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi deklaroi para nisjes së protestuesve drejt Tiranës se opozita nuk do ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës.

“Ne kemi agjendën tone dhe ajo eshte nje dhe e pandryshueshme “Rama ik!”, aq më tepër duke parë që pas zgjedhjeve në instalimin e një neodiktature, opozita nuk do të ndalojë së protestuari deri në largimin e Ramës. Nuk do të ketë negociata me Edi Ramën dhe ashtu siç tha edhe Basha ky fillimi i një fundi real të Edi Ramës.

Është një problem tjetër që hap pas hapi do të diskutohet, për mendimin tim opozita ka agjendën e vet largimin e Ramës dhe opozita nuk ka pse të futet në zgjedhjet e 13 tetorit me të njëjtat kushte siç është me Ramën kryeministër. Për mendimin tim nuk ja vlen të negociosh me Ramën dhe as me 13 tetorin është një problem ligjor që është shkelur përsëri dhe është një problem mes presidencës dhe mazhorancës”, deklaroi Baçi.

SHKARKO APP