Protesta për UÇK-në në Tiranë, e mbështet edhe Vjosa Osmani: L*fta ka qenë e drejtë

Këtë të premte në orën 17.00, në sheshin ”Skënderbej” në Tiranë është thirrur protestë masive ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës. Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dalë në mbështetje të protestës. Në një konferencë për media, Osmani theksoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë.

”E mbështes këtë protestë, ashtu siç kam mbështetur çdo protestë që është thirrur për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë nuk kanë kërkuar kurrë asgjë tjetër përveç drejtësisë, drejtësisë së vërtetë dhe respektimit të parimeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Drejtësi e cila respekton parimet më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe siç e dini, Kosova, më konkretisht ish-krerët që tani përballen në Hagë, pikërisht sepse kanë pasur besim në drejtësi, janë paraqitur para saj.

Tash po bëhen 5 vite pa asnjë ndryshim në drejtësinë ndërkombëtare, por ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë që parimet e mëdha të të drejtave të njeriut të respektohen dhe u japim plotësisht të drejtat e tyre sa herë ata protestojnë në kërkim të këtyre standardeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për liri, për ta mbrojtur popullin tonë dhe çliruar Kosovën nga okupimi që ka zgjatur për shekuj, dhe luftë që ka pasur mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe qytetarëve të pafajshëm që sulmoheshin nga ushtria serbe”, tha Osmani para mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?