Protesta, qytetarët: Të lirohen luftëtarët
Sheshi ”Skëndërbej” ka filluar të mbushet nga protestuesit. Me flamuj të UÇK-së në duar, protestuesit janë mbledhur në shesh, teksa nuk kanë munguar as fotot.
Protesta pritet të nisë deri në orën 17:00, teksa raportohet për pjesëmarrje të madhe në tubimin e sotëm.
”Thirrja jonë për gjykatën Speciale është ti lirojnë bijtë e shqiptarëisë, përndryshe ne i llogarisim Evropën armik të shqiptarëve.
Tani po dihet se gjykata në Hagë është një gjykatë e krijuar për të dënuar UÇK. Dëshira jonë është më liru luftëtarët e lirisë, Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin”, thanë disa nga protestuesit.
KOHA JONË SONDAZH

