Protesta përballë Kryeministrisë, Lapaj: Përballë hajdutëve, qeveria mbolli drogë dhe frikë
”Shqipëria Bëhet” po mban protestën Kombëtare përballë Kryeministrisë. Kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj thotë se janë në këtë shesh kundër hajdutëve të qeverisë ”Rama 4”. Lapaj shtoi më tej edhe se ky shtet e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh.
‘‘Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar.
Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha Lapaj.
KOHA JONË SONDAZH

