Protesta pro UÇK-së në Tiranë, Berisha: Nuk ka pasur urdhër për mospjesëmarrje

Ndryshe çfarë u tha për të premten ku u mbajt protesta pro UÇK-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se nuk ka patur asnjë urdhër politik për të marrë apo mos marrë pjesë.

Berisha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë një konference për mediet, i cilësoi si ”shpifje” njoftimet për urdhër politik. Nga ana tjetër, se mbështet plotësisht ”luftën e drejtë të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, për liri dhe dinjitet kombëtar në Kosovë”, ndërsa shtoi se dënon manipulimin ”e tmerrshëm me këtë kauzë” të qeverisë dhe cilido tjetër.

”Përpjekja për të manipuluar, për të përçarë, për të përdorur një lëvizje kundër qeverisë së Kosovës, është gjithashtu armiqësore”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?