Protesta/ Qytetarët kundër zhvillimeve në Zvërnec: Anuloni projektin dhe ndryshoni politikat e investimeve
Edhe këtë të martë qytetarët janë bërë bashkë përballë Kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec, kanë renditur një sërë kërkesash që i cilësojnë si të qarta dhe të panegociueshme, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në ligjin për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
”Kjo protestë, e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme. Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore”, tha një prej protestueseve.
Nga ana tjetër, u theksua se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare, ndërsa theksoi se “ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”.
KOHA JONË SONDAZH

