Protesta shënuar ditën e 71-të të qëndresës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama
Qytetarët u mblodhën sërish në protestë të dielën në kryeqytet, para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 71-të të qëndresës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshime të thella politike e institucionale.
Thirrja kryesore e protestuesve mbetet “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të tubimit u vendosën kërkesat për ndryshime të thella dhe për largimin e klasës së vjetër politike.
Ajo që nisi fillimisht si një reagim lokal ndaj një projekti për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, gjatë 70 ditëve të protestës është shndërruar në një lëvizje me përmasa më të gjera dhe me kërkesa të drejtpërdrejta politike.
Aktivisti Arben Kola ka ngritur shqetësimin për situatën e zjarreve në vend dhe kushtet në të cilat punojnë zjarrfikësit, gjatë fjalës së tij në protestën kundër qeverisë.
Kola solli në vëmendje zjarret e rënda ditët e fundit, si zjarri në Krujë një ditë më parë, për të cilin tha se ishte i paralajmëruar.
“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar”, deklaroi ai.
Aktivisti kritikoi gjithashtu shpenzimet që, sipas tij, bëhen për propagandë dhe nuk përdoren për përmirësimit të pajisjeve të shërbimit zjarrfikës.
“Avioni të premtuar mbi 4 herë. 4.2 milionë euro ia dha Kanye West”, deklaroi aktivisti ndërsa iu drejtua zjarrfikësve duke i ftuar të bashkohen me protestuesit dhe të kërkojnë përmirësimin e kushteve të tyre të punës.
“Krahasoni rrogën e Zegjinesë me një zjarrfikës hero. Sa shpejt e harruam djegien e Delvinës e Gramshit. Ajo që ndodhi dje në Krujë është e paralajmëruar…Mungojnë rojtarët e pyjeve. 60 mijë hektarë pyje janë djegur në vitin 2025. Për 15 mln euro në vit ne humbim 150 mln euro.
Sa para harxhohen për propagandë, sikur të shpenzoheshin për natyrën, pajisje për zjarrfikësit. Avioni të premtuar mbi 4 herë. 4.2 mln euro ia dha Kenye Ëest. I ftojmë zjarrfikësit të bashkohen në shesh për përmirësim të kushteve të punës…Jeni të mirëpritur në shesh. Kjo qeveri i ka ditët e numëruara…Beteja vazhdon…”, tha ai.
Ish-shefi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ka mbajtur një fjalim në protestën kundër qeverisë, ku është ndalur te zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe situata politike.
Ahmeti deklaroi se brenda grupit parlamentar socialist ka nisur një përçarje e fortë dhe se disa deputetë, sipas tij, po presin momentin për t’iu kundërvënë kryeministrit Edi Rama.
“Për një gjë ju siguroj, ka një krisje të jashtëzakonshme brenda grupit parlamentar, mezi po presin t’ia heqin një tullë atij. Dhe shumë shpejt ata kanë për t’ia hequr. Dhe do na e bëjnë dhe më të lehtë punën tonë”, tha ai.
Ahmeti iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar që të mos e nënvlerësojë qëndrueshmërinë e protestës.
“Ndaj, zoti Rama, të mos të të zërë gjumi, se do të të marrë deti”, deklaroi ai.
Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të mos e braktisin protestën. “Kam vetëm një thirrje, mos e lëshoni frontin, s’ka rëndësi se sa jemi në shesh, ne jemi në çdo cep. Këtu në shesh, derisa ta largojmë atë krijesë pa formë”, tha ai.
Ish-shefi i Policisë, Krenar Ahmeti: Edhe unë, si korb, do t’i them diçka dhe ju ta dini: pse u mor 302-milionëshi dollarë nga SHBA, kredi? Nga kjo kredi, dëgjojeni mirë, o popull, ½ do të blihen softëare që të mbështesin algoritmin e kryeministrit që ne të na thyejë. Sepse ato softëare do të jenë nën komandën e Shërbimit Sekret të Ushtrisë, i cili varet direkt nga ministri. Ai mund të urdhërojë direkt ministrin.
Ne jemi gjithkund, në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht se fizikisht nuk janë këtu, shpirtërisht janë këtu, nga plazhet, nga kafenetë, gjithkund ku na ndjekin.
Me kompetencë të plotë, do t’ju tregoj si një ish-oficer policie që merr informacion nga çdo pore, se i njoh mirë segmentet e shtetit. Për një gjë ju siguroj, ka një krisje të jashtëzakonshme brenda grupit parlamentar, mezi po presin t’ia heqin një tullë atij. Dhe shumë shpejt ata kanë për t’ia hequr. Dhe do na e bëjnë dhe më të lehtë punën tonë.
Ndaj, zoti Rama, të mos të të zërë gjumi, se do të të marrë deti. Kam vetëm një thirrje, mos e lëshoni frontin, s’ka rëndësi se sa jemi në shesh, ne jemi në çdo cep. Ndaj, burra, gra, nëna, fëmijë, në shesh! Këtu, me prezencën tonë, do t’i themi atij që ne do ta largojmë këtë klikë, do t’i hapim rrugës zhvillimit të vendit tonë.
Më besoni, mjaft vodhën, mjaftuan e molën këtë vend në çdo lloj forme. Mirë që vjedhin, por po i nxjerrin jashtë, asnjë nuk kanë investuar në Shqipëri. Burra, frontin mos e lëshoni! Këtu në shesh, derisa ta largojmë atë krijesë pa formë!
Një qytetar nga diaspora shqiptare në Belgjikë ka marrë fjalën në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe një rol më të madh të të rinjve në drejtimin e vendit.
Ai u shpreh se besimi duhet t’i jepet rinisë, të cilën e konsideroi si forcën që mund ta çojë Shqipërinë përpara.
“Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen. Udhëheqjen duhet t’ia lërë rinisë. Besimin duhet t’ia japim rinisë, sepse vetëm ajo mund ta çojë Shqipërinë përpara”, tha qytetari.
Ai bëri thirrje për kujdes ndaj asaj që i cilësoi si përpjekje për rikthimin e politikës së vjetër, duke u drejtuar veçanërisht të rinjve dhe qytetarëve.
“Manipulatorët do të përdorin të gjitha mënyrat për të shkuar te politika e vjetër. Larg politikës së vjetër”, u shpreh ai.
Në vijim, qytetari nga diaspora renditi disa prej prioriteteve që, sipas tij, duhet të ketë një Shqipëri e drejtuar nga një brez i ri, mes tyre ruajtja e sovranitetit, forcimi i mbrojtjes, zhvillimi i ekonomisë në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimi i arsimit.
“Rinia duhet të ruajë sovranitetin shqiptar, dinjitetin e kombit, të forcojë mbrojtjen, ekonominë që t’i shërbejë popullit, të krijojë arsim që t’i përshtatet kushteve dhe të përgatisë një rini me të gjitha mundësitë”, përfundoi ai.
Një shqiptare e Diasporës, në protestën e 71 kundër Edi Ramës, i ka dhënë një mesazh edhe politikaneve të cilat shpesh në daljet e tyre i kanë quajtur protestuesit sorra e korba.
Qytetarja shprehet se qeveria është e korruptuar dhe se ka shkatërruar arsimin dhe shëndetësinë.
“Zonjat zv-kryeministre, apo ministre apo deputete tona…na keni dalë në TV na keni ofenduar. Keni ofenduar shqiptarët, sorra e korba i keni quajtur…Arsimi është tmerr në Shqipëri…Shqiptarët e tregojnë në botë sa inteligjent janë…Mafiet që i thonë nëpër botë, janë të lidhura me politikën…Bizneset shqiptare në gjithë botën kanë lulëzuar…Turp apo femra të politikës që ofendojnë shqiptarët, jeni thjesht kukulla të politikës…31 vite larg nga familja ime…Ne Diasporën na detyruan të ikim, por po kthehemi që ta çrrënjosim këtë politikë. Shqipe të gjithë bashkë për një të ardhme më të mirë. 4.2mln euro u dhanë për Kanye West, dhe Kruja u dogj, asnjë masë dhe asnjë avion”, tha ajo.
KOHA JONË SONDAZH

